@bunkeri.al

MANUAL — 72 orë pa drita, ujë dhe internet

Falas · 14 faqe · PDF 0,3 MB

Kopertina: MANUAL — 72 orë pa drita, ujë dhe internet. Çfarë të kesh gati në shtëpi, sendi për send, me sasitë e sakta. Bunkeri.

Ruaje në telefon dhe dërgoja familjes.

  1. Faqja 2: SI TA PËRDORËSH 72 ORË = 3 DITË Bashkimi Europian u kërkon familjeve të jenë gati t'ia dalin vetë të paktën 72 orë. Burimet: Komisioni Europian, Strategjia e Bashkimit të Gatishmërisë 26/03/2025 dhe udhëzimet e 03/11/2026; BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, «Vorsorgen für Krisen und Katastrophen» 2025; Ready.gov. 1 Sasitë janë për 1 person. Shumëzo me numrin e njerëzve në shtëpi. 2 Shëno çdo send që ke. Ato që mbeten pa shenjë janë lista jote e blerjeve. 3 Ruaje dhe dërgoja familjes: të gjithë duhet ta dinë ku është çanta. GJERMANIA Këshillon 10 ditë. Por edhe 3 ditë ndihmojnë shumë: fillo nga këtu dhe shto pak nga pak. Çdo përgatitje vlen. BRENDA 03 Uji 04 Ushqimi 07 Kur ikin drita 08 Ndihma e parë 09 Higjiena 10 Dokumente, para, rroba 11 Çanta për të dalë 12 Fëmijët, të moshuarit, kafshët 13 Plani i familjes 14 Burimet
  2. Faqja 3: UJI UJË PËR 3 DITË Uji i pijshëm është më i rëndësishëm se ushqimi. Burimet: BLE — Agjencia Federale Gjermane për Bujqësinë dhe Ushqimin, kalkulatori zyrtar 2 L në ditë, nga të cilët 0,5 L për gatim); BBK 2025; Ready.gov, Build a Kit 1 gallon në ditë, për të pirë dhe higjienë). 6 L për person, për 3 ditë 2 L në ditë: 1,5 L për të pirë, 0,5 L për gatim GJERMANI · BLE, BBK 11,4 L për person, për 3 ditë 1 gallon 3,8 L në ditë: për të pirë dhe për higjienë SHBA · READY.GOV PËR TË GJITHË FAMILJEN, 3 DITË NJERËZ PIJE + GATIM + HIGJIENË 1 person 6 L 11,4 L 2 veta 12 L 22,7 L 3 veta 18 L 34,1 L 4 veta 24 L 45,4 L 5 veta 30 L 56,8 L 6 veta 36 L 68,1 L Fëmijët deri 12 vjeç pinë rreth 1 L në ditë. Mbi 65 vjeç: 2 L në ditë vetëm për të pirë. Mos harro kafshët.
  3. Faqja 4: USHQIMI · 1 / 3 PËR 1 PERSON, 3 DITË Plani zyrtar gjerman. Për më shumë njerëz, shumëzo. Burimi: BLE — Agjencia Federale Gjermane për Bujqësinë dhe Ushqimin, kalkulatori zyrtar i rezervës 1 person, 3 ditë, 2.200 kcal në ditë). Konservat: pesha pa lëngun. DRITHËRA, BUKË, PATATE 0,99 kg Bukë integrale e paketuar 213 g Bukë e thekur, e paketuar 54 g Galeta 213 g Makarona 84 g Oriz 54 g Tërshërë ose drithëra mëngjesi 162 g Patate 213 g PERIME DHE KËRPUDHA 1,20 kg Bizele me karota 192 g Bishtaja 171 g Lakër e kuqe 150 g Lakër turshi 150 g Misër · kërpudha · panxhar nga 87 g Tranguj turshi · shparg nga 87 g Qepë të freskëta 108 g Të gjitha në konservë, përveç qepëve. Në vend të bishtajave e bizeleve: qiqra ose thjerrëza.
  4. Faqja 5: USHQIMI · 2 / 3 PËR 1 PERSON, 3 DITË Plani zyrtar gjerman. Për më shumë njerëz, shumëzo. Burimi: BLE — Agjencia Federale Gjermane për Bujqësinë dhe Ushqimin, kalkulatori zyrtar i rezervës 1 person, 3 ditë, 2.200 kcal në ditë). Konservat: pesha pa lëngun. FRUTA 0,75 kg Fruta të freskëta (p.sh. mollë, banane) 213 g Qershi në konservë 120 g Mandarina · ananas, në konservë nga 75 g Dardha · kajsi, në konservë nga 54 g Kumbulla të thata 75 g Rrush i thatë 42 g Lajthi 30 g QUMËSHT DHE DJATHË 0,75 kg Qumësht UHT 3,5% yndyrë) 0,60 L Djathë i fortë 150 g PIJE 6,00 L Ujë mineral 6,00 L Lëng limoni 42 ml Kafe e bluar ose e tretshme 54 g Çaj i zi 27 g
  5. Faqja 6: USHQIMI · 3 / 3 PËR 1 PERSON, 3 DITË Plani zyrtar gjerman. Për më shumë njerëz, shumëzo. Burimet: BLE — Agjencia Federale Gjermane për Bujqësinë dhe Ushqimin, kalkulatori zyrtar 1 person, 3 ditë); BBK 2025 tre rregullat; Ready.gov dhe Mbrojtja Civile e Italisë: hapësja dhe enët. VEZË, MISH, SALLAM, PESHK 0,36 kg Ton në konservë, pa vaj 50 g Sardele në vaj · harengë në salcë nga 15 g Mish viçi · pate mëlçie, në konservë nga 48 g Sallam i thatë · salsiçe në konservë nga 48 g Vezë 1,5 copë YNDYRNA DHE VAJ 99 g Gjalpë ose margarinë 54 g Vaj gatimi 45 ml PËR TA HAPUR DHE NGRËNË Hapëse konservash me dorë Pjata, gota dhe lugë që hidhen TRE RREGULLA PËR USHQIMIN 1 Që s'do frigorifer: nuk prishet kur ikin drita. 2 Që hahet pa u gatuar: e ha edhe pa sobë. 3 Që gatuhet shpejt: kursen gazin.
  6. Faqja 7: DRITË, ENERGJI, LAJME KUR IKIN DRITA Gjithçka që punon pa prizë. Burimet: Ready.gov, Build a Kit dhe Power Outages; BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, lista e kontrollit 2025; AME Kosovë, «Pakoja familjare për mbijetesë 72 orëshe». Elektrik dore, një për çdo person Bateri rezervë Radio me bateri, me diell ose me dorë Power bank i karikuar dhe kabllot Telefoni dhe karikuesi Numrat e rëndësishëm, në letër Bilbil, për të thirrur ndihmë Çelës anglez ose pinca, për ujin dhe gazin Hartë e zonës, në letër KUR IKIN DRITA Mos e hap frigoriferin: e mban ftohtë rreth 4 orë. Ngrirësi plot e mban të ftohtin rreth 48 orë. Gjeneratori vetëm jashtë, larg dritareve.
  7. Faqja 8: SHËNDETI NDIHMA E PARË Farmacia e shtëpisë, sipas listës gjermane. Burimi: BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, lista «Hausapotheke» 2025. Ready.gov: ilaçet e përditshme. Ilaç kundër dhimbjeve Ilaç për uljen e temperaturës Termometër Dezinfektues për plagët Dezinfektues për lëkurën Leukoplast dhe fasha Fashë speciale për djegiet Doreza njëpërdorimshe Kompresë ftohëse Piskatore Gërshërë Pomadë për djegiet dhe plagët Ilaç për diarre, të vjella dhe të përziera Ilaç për ftohjen Kripëra rehidratuese (elektrolite) Krem për djegiet nga dielli dhe pickimet Xhel ftohës për ndrydhje e mavijosje Pika ose sprei për hundën e zënë Ilaçet që merr çdo ditë 10+ ditë
  8. Faqja 9: SHËNDETI HIGJIENA Pastërtia mbron shëndetin kur s'ka ujë. Burimet: BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, lista «Hygiene» dhe «Sonstiges» 2025; Ready.gov, Build a Kit. Sapun Furçë dhe pastë dhëmbësh Letër higjienike Peceta të lagura Dezinfektues dhe xhel për duart Qese plehrash dhe lidhëse plastike Letër kuzhine Doreza shtëpie Detergjent rrobash Artikuj higjiene femërore Tualet kampingu Maskë FFP2, për ajrin e ndotur KUR S'KA UJË NË RUBINET Vendos në tualet një qese plehrash të madhe e të fortë.
  9. Faqja 10: LETRA DHE RROBA DOKUMENTE, PARA, RROBA Burimet: BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, «Dokumente sicher aufbewahren» dhe lista e kontrollit 2025; Ready.gov, Build a Kit; AME Kosovë («të holla për emergjenca»). DOKUMENTE DHE PARA Letërnjoftimi, pasaporta, çertifikata e lindjes Letrat e shtëpisë dhe kontratat Sigurimet dhe dokumentet e bankës Gjithçka në dosje që s'digjet e s'fut ujë Një kopje në telefon, në internet ose në USB Para në dorë, në shtëpi dhe në çantë RROBA DHE GJUMI Batanije ose thes gjumi, për çdo person Rroba për ndërresë, sipas stinës Këpucë të forta Rroba të ngrohta dhe mushama TË TJERA Shkrepëse në kuti që s'fut ujë, ose çakmak Letër dhe laps Fikëse zjarri
  10. Faqja 11: NËSE DUHET TË LARGOHESH ÇANTA PËR TË DALË Mbaje gati në një vend të caktuar, në rast se duhet të largohesh shpejt. Burimet: BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, lista «Notgepäck» 2025; Ready.gov (vendi i çantës); AME Kosovë, «Pakoja familjare për mbijetesë 72 orëshe». Rroba të ngrohta dhe mushama Këpucë të forta Rroba për ndërresë Ndihma e parë Ilaçet e tua Power bank i karikuar Artikuj higjiene Ushqim që s'prishet Shishe uji që mbushet Dosja me dokumentet Para në dorë Thes gjumi ose batanije Enë për të ngrënë Biçak xhepi, hapëse konservash Elektrik dore Radio me bateri ose me dorë Çakmak ose shkrepëse Krem dielli dhe kapelë Bllok dhe stilolaps Doreza pune Syze, aparat dëgjimi rezervë KOSOVA · AME «Çanta duhet të jetë e pajisur mirë për 72 orë 3 ditë) ose më gjatë.»
  11. Faqja 12: FËMIJËT · TË MOSHUARIT · KAFSHËT MOS HARRO ASKËND Çdo njeri ka nevojat e veta. Burimet: Ready.gov, Build a Kit; BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë, «Vorsorge für Menschen mit Beeinträchtigungen» 2025. FËMIJËT E VEGJËL Qumësht formule dhe biberona Pelena, peceta dhe krem për skuqjet Libra, lojëra dhe puzzle TË MOSHUARIT DHE KUSH KA NEVOJA TË VEÇANTA Syze ose aparat dëgjimi rezervë Bateri dhe karikues për pajisjet Lista e ilaçeve dhe rezerva e tyre Lista e kontakteve për emergjencë KAFSHËT Ushqim për kafshët Ujë shtesë për kafshët Nëse dikush s'mund të dalë vetë nga shtëpia: vendosni që sot kush e ndihmon.
  12. Faqja 13: PLOTËSOJENI BASHKË PLANI I FAMILJES Shkruajeni këtu dhe mbajeni edhe në letër. Burimet: Ready.gov, Build a Kit («Maintaining Your Kit», «Kit Storage Locations»); BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë: numrat e telefonit në letër. Ku takohemi, nëse s'mund të hyjmë në shtëpi Kush i merr fëmijët Ku e mbajmë çantën NUMRAT E RËNDËSISHËM Familja Fqinji Mjeku Urgjenca MBAJE GATI Konservat në vend të freskët dhe të thatë. Ushqimet në kuti, në enë të mbyllura mirë. Ndërro çfarë skadon. Rishikoni nevojat çdo vit.
  13. Faqja 14: MANUAL · BOTIMI 1 Gati, jo në panik. Ruaje këtë manual dhe dërgoja familjes. NDIQ N INSTAGRAM TIKTOK @bunker.al FACEBOOK Bunkeri BURIMET · LEXUAR MË 7–8 NËNTOR 2026 BLE — Agjencia Federale Gjermane për Bujqësinë dhe Ushqimin: kalkulatori zyrtar i rezervës · ernaehrungsvorsorge.de BBK — Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Popullsisë: «Vorsorgen für Krisen und Katastrophen» dhe listat 2025 · bbk.bund.de/vorsorge Ready.gov SHBA Build a Kit · Power Outages · ready.gov/kit Komisioni Europian: Strategjia e Bashkimit të Gatishmërisë 26/03/2025 dhe udhëzimet për qytetarët 03/11/2026 AME Kosovë: «Pakoja familjare për mbijetesë 72 orëshe» · ame.rks-gov.net Mbrojtja Civile e Italisë: përmbytjet dhe kriza e ujit · protezionecivile.gov.it

Gati, jo në panik.